Pas arrestimit të kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerit, në komisariatin e Himarës, kanë qenë të pranishëm simpatizantë të tij dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili e quan sulm të pastër politik dhe bën thirrje që të tilla tentativa për pengimin e procesit elektoral të ndalen.

Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit, është orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

Është një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitar. Thirrja jonë është lirimi i zotit Beleri dhe garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë njëherë e mirë nga intimidimi i qytetarëve dhe përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit.

Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë sot t’u drejtohemi mediave edhe sot  që të jenë të pranishme, që të kenë një proces transparent, një proces  i cili do të respektojë vullnetin e sovranit, u drejtohemi përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar për monitorim të qendrave të votimit dhe KZAZ Himarë, se vetëm kështu do t’iu priten shanset kryeministrit Rama, i cili ka vënë objektiv strategjik  në shërbim të interesave klienteliste në dëm të pronave të Himarës, me qëllim që të garantohet procesi dhe shmangia me çdo kusht manipulimit të tentuar nga Rama.

Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si kandidatët e tjerë  dhe të kurorëzojë fitoren që është e dukshme dhe e prekshme në çdo familjeje komunitet të bashkisë Himarë”, është shprehur Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA