Punonjësit e bashkisë Shkodër kapen duke transportuar qese me ushqime, me furgonin e Drejtorisë Arsimore

12/05/2023 15:20

Punonjësit e bashkisë Shkodër janë kapur duke transportuar qese me ushqime të ndryshme.

Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues 49 vjeçarin P. D., dhe pasagjer 63 vjeçarin M. V, ku janë gjetur ushqimet.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Dy punonjësit e bashkisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me 31 vjeçarin E. I., me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.

Sipas policisë, grupi hetimor vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Në prag zgjedhjesh, mund të dyshohet t’i kenë shpërndarë për fushatë.

Njoftimi i policisë:

“Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme. Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër. Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA