Pas vizitës së një dite më parë në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, takohet në Beograd me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Ndalesa e zyrtarit të lartë europian në Serbia ka qëllimin e qartë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së arritur mes palëve në Bruksel, si dhe përgatitjen e takimeve të ardhshme mes dy vendeve.  Në 15 maj, Lajçak do të takohet në kryeqytetin belg me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por mjaft i rëndësishëm”.

Çështja kyçe e momentit që kërkon një zgjidhje, e për të cilën palët kanë qëndrime krejtësisht të kundërta, është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Lajçak pohoi se “do të ishte naive të kishim një qëndrim të përbashkët që nga fillimi.”

“Tani duhet të ulemi dhe të fillojmë të punojmë, të arrijmë një marrëveshje, t’i afrojmë qëndrimet e njërit dhe tjetrit. Sigurisht, platformë e përbashkët duhet të jenë marrëveshjet e mëparshme dhe modelet europiane. Aty ku ka vullnet, ka rrugë”, ishte komenti i tij.

Pas vizitës në Kosovë, gjatë të cilës ndaloi dhe në veri të saj, ai pohoi se po nisej në Beograd me informacione dhe përshtypje të reja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA