Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ka qenë sinoptikania e Metoalb Lajda Porja, e cila ka bërë parashikimin e motit për ditën e votimeve.

Sipas saj do jetë një mot i favorshëm e me kushte ideale për të votuar. Temperaturat në ultësirën perëndimore do jenë 24-25 gradë, ndërsa në zonat malore rreth 19-20 gradë.

“Jo vetëm që do jetë mot i favorshëm, por janë kushte ideale për të votuar. Megjithëse vranësirat do të jenë prezente, do kemi reshje të pakta, ose momente me pika shiu në shumë qytete të ultësirës perëndimore, zonat veriore kanë reshje disi më të dukshme, megjithatë, jo më shumë se 3-4 milimetra. Them e favorshme se nuk do të jetë një ditë me shumë diell apo temperatura të larta që njerëzit të frekuentojnë detin, është e pamundur. 

Ora 5-6 e mëngjesit ka reshje të pakta, kemi pastaj një interval të gjatë deri rreth orës 5-6 e pasdites ku do të kemi kthjellime, vranësira, momente shiu në kryeqytet dhe në disa qytete kryesore, reshjet më në veri edhe pse e paqëndrueshme situata, reshjet nuk do të jenë fare problematike, matjet do të jenë në sasi të papërfillshme.

Vijon situata deri në mesin e javës tjetër, pra deri ditën e mërkurë, ku vranësirat mbeten prezent edhe reshjet e pakta. Pas ditës së mërkurë do të kemi ditë me diell, temperatura të larta, madje deri në 30 gradë, ku njerëzit mund të frekuentojnë më në fund edhe plazhin”, është shprehur Lajda Porja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA