Një nënë adoleshente vrau djalin e saj të porsalindur, pasi ushtroi dhunë mbi të dhe i mbushi fytin me pambuk.
Paris Mayo tani 19 vjeç, ka dalë sërish në gjyq e akuzuar për vrasjen e Stanley Mayo në shtëpinë e prindërve të saj në Ross-on-Wye, Herefordshire, më 23 mars 2019. Ajo u akuzua vitin e kaluar për vrasje, pas një hetimi nga Policia e West Mercia.
Avokati Jonas Hankin KC i cili ka hapur çështjen në Gjykatën e Kurorës së Worcester të enjten, i tha jurisë: Midis orës 21:30 dhe 22:30 më 23 mars 2019, 15-vjeçarja Paris Mayo në atë kohë lindi një djalë. Lindja u bë në dhomën e ndenjjes së shtëpisë, ku ajo jetonte me prindërit dhe vëllain e saj 16-vjeçar Xhorxhin. E pandehura ishte e vetme dhe e lindi foshnjën pa ndihmë. Nëna dhe babai i saj ishin në shtëpi në atë moment, por ishin në katin e sipërm ku babai i saj, po kryente dializë në shtëpi.
Pas lindjes, i pandehuri ka sulmuar foshnjën, ku i theu pjesën e sipërme të majtë dhe të djathtë të kafkës dhe duke shkaktuar një lëndim të rëndë në tru. Përafërsisht dy orë më vonë, pasi kuptoi se foshnja ishte ende gjallë, ajo i futi copa pambuku në gojë, fyt dhe qafë. Pjesa e parë që hyri aq thellë në ezofag, u zbulua vetëm kur u krye autopsia. Kjo i bllokoi rrugët e frymëmarrjes dhe ai u mbyt.
Ajo më pas e vendosi trupin e foshnjës në një qese mbeturinash dhe e vendosi atë në pragun e hyrjes jashtë shtëpisë, përpara se të shkonte lart në shtrat. Të nesërmen në mëngjes, ajo i dërgoi mesazh vëllait të saj. ‘Kur të dilni jashtë, a mund ta hidhni një qeshe me mbeturina, të lutem’?
Në gjykatë u tha se vdekja e foshnjës doli në dritë, kur nëna e Mayo pyeti djalin e saj se çfarë kishte në qese, e cila u përshkrua në gjykatë si “jashtëzakonisht e rëndë” dhe kishte lënë njolla gjaku në pragun e derës.
Kur nëna e Mayo hapi çantën, ajo tha: Ka një fëmijë në çantë, Paris ka lindur. Nëna telefonoi urgjencën duke i thënë se vajza e saj ka lindur.
Mjekët mbërritën dhe e gjetën Mayo-n në shtëpi të ulur me nënën e saj, duke mbajtur foshnjën të mbështjellë në një çarçaf dhe pa asnjë shenjë jete.
Avokati Hankin vazhdoi më deklaratën e tij: Mayo tha se fëmija kishte gjëra që i dilnin nga goja dhe ajo përdori lesh pambuku për t’u përpjekur ta pastronte atë. Ajo tha se kishte futur pak pambuk brenda gojës së foshnjës, për të mos dalë më. Ajo tha se e kishte futur foshnjën në çantë sepse nuk dinte çfarë të bënte. Prokuroria thotë se e pandehura vrau foshnjën për të parandaluar zbulimin e shtatzënisë dhe lindjes së tij. E pandehura thotë, nga ana tjetër, se lindi papritur. Asnjëherë nuk kishte ndërmend ta vriste foshnjën, apo ta lëndonte atë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur lindjen.
Mayo, nga Ruardean, Gloucestershire, e cila u shfaq duke qarë kur çështja u hap, mohon akuzat ndërkohë që gjyqi pritet të zgjasë gjashtë javë.
Top Channel