Në mes të takimit elektoral, kryeministri grek flet për arrestimin e Belerit: U bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta lirojnë

12/05/2023 13:42

Edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ashpër në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nga autoritetet shqiptare.

Siç raportoi pak më parë ERT3, Kyriakos Mitsotakis nga Mytilini, ku ndodhet në një miting elektoral, iu referua arrestimit të Beleris, duke theksuar:

“Nuk do të pranoj asnjë tolerancë për shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare të lirojnë menjëherë kandidatin në fjalë për t’iu rikthyer procesit zgjedhor”.

Në mes të fjalimit të tij Mitsotakis ka shtuar: “Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë tonë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleris. Unë dua që këtu nga Lesbos t’i dërgoj një mesazh mikes sonë, Shqipërisë. Tolerancë për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke Greqia nuk do të pranojë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA