Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut kanë deklaruar se janë kontaktuar nga Fred Beleri dhe mbështetësit e tij për të marrë lekë në këmbim të votës.
“Është premtuar se do marrim 200 mijë lekë nga Niko Panajoti. Jemi tre veta unë, vjehrra edhe burri”, tha një qytetare, nëse votojnë për të më 14 maj.
“Nuk më ka thënë Fred Beleri, thjeshtë më ka thënë Niko Panajoti që jepja votën Fred Belerit, edhe lekët ai do i jepte”, sqaroi ajo.
Ndërsa u pyet se nga do t’i merrnin lekët apo si do të vërtetohej që vota ishte dhënë për Belerin, qytetarja tha se nuk kishte dijeni.
Ajo tha gjithashtu se janë marrë në orët e para të mëngjesit, rreth orës tre pa dhjetë, ajo së bashku me disa qytetarë të tjerë nga Dhërmiu, ku sipas tyre janë marrë nga Beleri dhe mbështetësit e tij për të votuar për partinë demokratike.
Fred Beleri është arrestuar pak minuta pas mesnate. Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Top Channel