Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në Himarë, teksa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash.

Nga sheshi i Himarës, Dule e nisi greqisht fjalimin e tij ku tha se ka një mesazh për kryeministrin Rama, që ai “t’i mbajë duart larg Himarës dhe Fredi Belerit”.

E akuzonin Fredin se po trafikonte vota,kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij.  Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij.  Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit.  Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj”-tha Dule nga Himara.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar në minutat e para të 12 majit në restorantin e tij në Himarë. Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA