
23/02 21:49
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Takimi mes dy politikanëve vjen pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të tyre “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës. Fredi Beleri u arrestua me dyshimin e korrupsionit aktiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, sot është dita e fundit e fushatës elektorale. E shtuna është heshtje zgjedhore, ndërkohë që të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit.
Top Channel