Kërcënim me armë për blerje vote? Katër të arrestuarit në Bushat deklarojnë se u zunë pas një keqkuptimi

12/05/2023 11:42

Katër persona u përfshinë në një konflikt për motive banale në fshatin Bushat të Kukësit.

Ngjarja, që ka ndodhur rreth orës 23:50 të natës së kaluar u raportua fillimisht si kanosje me armë për dhënien e votës.

Megjithatë, në polici, të arrestuar kanë deklaruar se nuk ka pasur kërcënim me armë dhe se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.  Pas dëshmive, ata janë lënë të lirë, ndërkohë që rasti po hetohet nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga shtetasi B. S. dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H. dhe L. Gj., të dy banues në Kukës.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin  qarkullonin shtetasit Q. H. dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA