Foto Ilustruese

Katër vëllezër kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 54-vjeçar mesditën e sotme në Mirditë.

Policia bën me dije se rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Policia sqaron se ata janë konfliktuar për motive të dobëta që para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA