I bllokuar nga flakët e zjarrit në një banesë, një baba i dëshpëruar i lutet fqinjëve të kapnin 2 vajzat e tij, ndërsa i lëshonte ato nga dritarja e katit të fundit 30 metra lartësi, në një bllok banesash.
Jay Payne, 26 vjeç, u zgjua nga alarmi i zjarrit pak pas mesnatës të së mërkurës, ndërsa apartamenti i tij në Somerset Court, Gosport, Hampshire, u përfshi nga flakët.
Pasi hodhi dyshekët për të zbutur rënien, ai i hodhi vajzat, shtatë dhe katër vjeç, në krahët e banorëve që kishin ikur tashmë nga shtëpitë e tyre të përfshira nga flakët.
Jay tha: I gjithë apartamenti është zhdukur, nuk na ka mbetur asgjë.
Dhjetëra zjarrfikës u përpoqën për të shuar zjarrin, i cili po hetohet si një zjarrvënie.
Familjet në 23 banesa u shpëtuan, katër persona u dërguan në spital me djegie, thithje tymi dhe për kontrolle. Katër qen dhe tre mace u shpëtuan gjithashtu.
Jay tha: Ne u zgjuam nga alarmi i zjarrit, hapa derën dhe flakët dhe tymi hynë. Ne po bërtisnim që dikush të na ndihmonte. Unë nxora një dyshek nga dritarja dhe hodha fëmijët e mi jashtë dhe pastaj gruaja ime dhe unë u hodhëm. Ishte shumë traumatizuese! Vajza ime katër vjeçare ka djegur krahët nga maja e gishtave deri te shpatullat.
Fqinji i tronditur James Matthews tha: Ai po i lutej kujtdo, ju lutem na ndihmoni, ju lutem kapni fëmijët e mi, ju lutem na ndihmoni. Është e dhimbshme kur shikon dikë që ka frikë për jetën e fëmijëve të tij. Ai hodhi vajzën e parë dhe unë e kam kapur atë nën sqetull. Më pas ai e ka lëshuar vajzën e dytë ku ishte një fqinj tjetër që e kapi.
Nev Lewendon, menaxher i stacionit për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire dhe Isle of Wight, tha: Njerëzit po bërtisnin, i kishte kapur paniku. Ekipi vendosi shkallë për të ndihmuar njerëzit që kishin nevojë të evakuoheshin. Në disa raste njerëzit u ndihmuan të zbrisnin shkallët, të tjerët gjithashtu u ndihmuan të dilnin nga dritaret. Jam vërtet krenare për ekipet që shpëtuan njerëzit dhe u përpoqën për të shuar këtë zjarr.
Hampshire dhe Isle of Wight Constabulary thanë: Zjarri aktualisht po trajtohet si i dyshimtë dhe policia qëndroi në vendngjarje duke bërë hetime me shërbimin zjarrfikës.
Top Channel