Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut kanë deklaruar se janë kontaktuar nga kandidati Fredi Beleri dhe mbështetësit e tij për të marrë lekë në këmbim të votës.
“Na kanë marrë që të votonim për demokratët, na bënë presione të papara, ka përdor një fjalor të paparë policia. Ne kërkuam ujë, nuk na dhanë as ujë, u thashë jam e sëmurë… as ilaçe asgjë, as bukë asgjë, tani në orën dy na nxorën, kaq orë na kanë çnjerëzuar, një fjalor të paparë, një fjalor të ndyrë”, tha një qytetare.
Ajo tha se kanë ardhur 20 veta nga Himara dhe janë marrë pas mesnate.
“Socialistët kanë thënë vetëm që votoni për mua, nuk ka kërkuar lekë”, shtoi ajo.
Fredi Beleri është arrestuar pak minuta pas mesnate. Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Edhe pse është i arrestuar, ai vijon të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit.
Top Channel