Ambasadorja greke në Tiranë niset për takuar Fredi Belerin dhe njerëzit e tij në Himarë

12/05/2023 12:46

Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, është nisur për në Himarë, për të takuar Belerin dhe njerëzit e tij.

Gjithashtu ambasadorja greke në Tiranë, ka njoftuar gjithë ambasadorët e BE në Shqipëri lidhur me arrestimin e Beleritm, e më pas do njihet me dosjen.

Më herët, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodhorikakos  i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Bledi Çuçi për t’i kërkuar këtij të fundit lirimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA