Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut kanë deklaruar se janë kontaktuar për të marrë lekë në këmbim të votës nga Fredi Beleri dhe mbështetësit e tij.
“Erdhi policia në 12 të natës nga Himara, na ngriti nga krevati dhe nuk na çojnë në Dhërmi, na pyeti për çfarë, unë i thash se nuk e njoh atë njeriun kush e ka bërë. Ishte Beleri na tha do të japim lekë, unë u thashë nuk dua lekë. Na tha 100 mijë lekë”, tha qytetari nëse votojnë për të më 14 maj.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Beleri është arrestuar pak minuta pas mesnatës. Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.
Edhe pse është i arrestuar, ai vijon të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa duhet një vendim gjykate për ta nxjerrë atë fajtor.
Top Channel