Trump nuk “zë mend”, flet për CNN: Zgjedhjet e 2020-tës, u manipuluan

11/05/2023 08:46

Donald Trump nuk ka ndryshuar mendim lidhur me zgjedhjet e 2020-tës, të cilat i humbi përballë demokratit Joe Biden.

Në një debat në New Hampshire të organizuar nga televizioni CNN nën drejtimin e gazetares  Kaitlan Collins, republikani përsëriti sërish qëndrimin e tij që ka mbjellë përçarje në vend, ndërsa sfidoi përfundimin e jurisë këtë javë se ai ishte përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll. Kur gazetarja u përball me të dhe i kërkoi ta pranonte më në fund se mposht ndershmërisht dhe ligjërisht nga Biden, ai dha këtë përgjigje: Vetëm të jesh budalla nëse nuk e kupton se çfarë ndodhi. Shumica e njerëzve e kuptuan se ato zgjedhje u manipuluan dhe ishte e turpshme që u desh të kalonim nëpër një situatë të tillë.

Trump minimizoi po ashtu në mënyrë të përsëritur dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Biden. Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte “një pjesë të madhe” të të pandehurve të 6 janarit nëse rizgjidhet.

Sa për zonjën Carroll, përsëriti se nuk e njihte, dhe kjo vetëm një ditë pas vendimit unanim të një jurie prej 9 anëtarësh të Nju Jorkut, e cila nuk e shpalli fajtor për përdhunim, por sërish e konsideroi përgjegjës për abuzim seksual ndaj shkrimtares dhe dëmtim të reputacionit të saj duke e quajtur gënjeshtare. Juria vendosi që Trump t’i paguajë Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA