Rama mbyll fushatën nga kryeqyteti: Sot flas në emër të katundarëve, Tirana ka hyrë në transformim të jashtëzakonshëm

11/05/2023 19:34

Kryeministri Edi Rama mbyll sot  fushatën elektorale në Tiranë, ku kërkoi votën për kandidatin Erion Veliaj më 14 maj.

Para mbështetësve socialistë në kryeqytet Rama tha Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm dhe sipas Ramës, këtë e dëshmoi edhe presidenti i Polonisë gjatë vizitës së tij.

Kryesocialisti tha se Tirana ka rrugë për të bërë, por ndryshë nga fushatat e tjera, këtë vit PS ka pasur një pasqyrim kuptimplotë të punëve dhe ndryshimeve të prekshme.

Lali Eri foli në emër të qytetarëve të Tiranës, un do flas në emër të katundarëve të Tiranës dhe do mundohem të mos përsëris, vetëm të shtoj disa gjëra. Duke e nisur nga një detaj shumë i vogël. Sot prita presidentin e Polonisë dhe më tha kam qen këtu në 19 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, të cilin ata që kanë mundësi të shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt. Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme dhe shumë nga ju e dini shumë mirë nga ku ka filluar kjo përpjekje dhe çfarë hendeku e ndan Tiranën. Tirana ka shumë rrugë për të bërë, por e ardhmja s’është më pikëpyetje, por është përball nesh dhe është gjithmonë e më hapur. Me vjen shumë mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur me vete pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo ku kemi shkuar, ndryshimet e prekshme, mundësitë e reja na kanë ndihmuar që fjalët mos të jenë siç ishin në fillim por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshëm. Nuk është e lehtë për askënd por ka filluar që të bëhet gjithmonë një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë dhe mundësi. Jam i lumtur që përkoi një dekade përpjekjesh dhe nga vështirësitë që kemi kaluar, që sot kemi hyrë në ciklin 1-vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave. Kemi hyrë në procesin e përmbushjes së një ambicieje që ka qenë ambicia jonë e përhershme dhe tortura jonë gjithë kohës, për ta bërë Shqipërinë në nivelin e pagave më të zhvilluara të Rajonit. Paga mesatare do të shkojë 900 euro në prillin e ardhshëm, janë dëshmitarë mjekët specialist. Të gjitha ato struktura të reja, pavijone të reja, qendra të reja shëndetësore që kanë përmbysur njëherë e mirë një histori të tmerrshme vuajtjesh dhe keqtrajtimi. Si një ndër ata që ka marr shërbim në spitalin publik, nuk ka asnjë dallim. Sot rritja e pagave për mjekëve specialist, rritja e pagave për infermierët qenë harkun e një viti bluzat tona të bardha të jenë në nivelin më të lartë e pagesave të rajonit, është një rritje e merituar. E njëjta gjë për forcat e sigurisë, për mësuesit dhe mësuesit, për gjithë shërbëtorët e tjerë publik. Rritja e pagave në sektorin publik po materializohet dhe ambicie e pandarë nga rritja e pagave në sektorin provat, ne sot kemi rritur pagën minimale përtej parashikimeve të programit elektoral. Ata që dinë se s’kanë gjë në dorë premtojnë gjithçka. Paga minimale është 40 mijë lekë, do të bëhet 45 mijë Brenda këtij mandate dhe pa shkuar në 60 mijë lekë ne nuk e konsiderojnë detyrën tonë të përmbushur. Kemi rritur të ardhurat për frymë, kjo shifër vlen për ata që këndojnë avazin e shpopullimit që na e lanë këtë vend me 3 mijë e 300 euro, por ne pa e çuar 10 mijë euro të ardhurat për frymë, nuk e konsiderojmë të përmbushur misionin tonë”- tha Rama nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA