Rama emigrantëve shqiptarë në Greqi: Harrojini sekserët që ju kërcënojnë për letrat, do merrem personalisht me ta!

11/05/2023 20:21

Rama u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi të mos bien pre e kërcënimeve të atyre që i quajti “sekserë” të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën.

Nga kryeqyteti ku mbylli fushatën elektorale, Rama tha se janë dy sekserë të quajtur Spiro Koka dhe Napelon Çakalli të cilët marrin në telefon emigrantët duke i kërcënuar të votojnë kandidatin Fredi Beleri, ndryshe do tu grisen letrat.

Rama tha se me ta do merret personalisht pas 14 majit dhe Partia Socialiste është ‘avokati dhe mbrojtësi më i madh jo vetëm të emigrantëve por edhe minoritetit grek në Himarë’

Që këta janë të padenjë për miqtë dhe aleatët, jo vetëm për Amerikën, nuk ju hapet asnjë derë asgjëkundi, të vetmet dyer që ju hapen janë ato komunitet që e kanë të vështirë të ndahen prej tyre. Nëse duan një provë këta të flamurit pa yll ja ku e kanë, në Himarë. Në Himarë ku PD dhe PS u bashkuan bashkë ndërkohë që në Shqipëri shkuleshin e ziheshin me grushte. Në Himarë shkuan bashkë, për të gjithë ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Vajtën bashkë e çuan një kandidat të përbashkët, i pari dhe i fundit në historinë e pluralizmit. Përballë doli dikush i cili krahasuar me këtë maskarain që ka dal tani në Himarë ishte zotni burrë. Ama u shfaq me farën e përçarjes, një histori shumë të keqe dale skutat e errëta. E vë kandidat faqja e zezë e Shqipërisë, e vë kandidat SaLike Floriri dhe e mbështesin që ai idiot të çojë përpara idenë e tij të marrë të helenizmit të Himarës. 60 vjet sipas tij është shkelur me këmbë minoriteti grek dhe ia janë grabitur pronat. E para punës, çështja e pronave në Himarë e bëri lesh e li, faqja e zezë e Shqipërisë kur ishte në pushtet. U shfaqën pronarë që e shihnin detin për herë të parë.

Çështja e pronave është trajtuar e zgjidhur nga ne. Është vendosur pikë për pikë në ligjet tona deh ka filluar të kthehet në certifikata pronësie fale bashkëpunimit të ngushte edhe me banorët edhe me përfaqësuesit e komuniteti himarjoti në Amerikë. Në atë bashkëpunim pengesa më e madhe, problem më i madh ishin shpifjet, ishin ngatërresat, ishin fabrikimet e këtij maskarai që me një rup pseudo- himarjotësh thoshte po e zgjidhi Rama çështjen e pronës së Himarës  ne nuk e marrim do kurrë pushtetin dhe nuk e helenizojmë kurrë Himarën.

Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napoleon Çakalli që janë sekserë dhe marrin në telefon emigrantët të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë të PS do ju grisin letrat, ose po nuk votuan për këtë maskara. Un pas 14 majit do merrem personalisht me ata të dy, i them emigrantëve jeni të lirë të vini të votoni, është e drejta juaj. Nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij maskarai po askush nuk duhet ta çojë nëpër mend se ka çakallë që ju prekin atyre letrat e emigracion. Avokati dhe mbrojtësi më  i madh i minoritet grek në Shqipëri jam un dhe PS. Avokati i minoriteti jam un dhe SP dhe jo një maskara, nëj njeri I akuzuar për vrasje në Peshkëpi që nuk Meriton të jetojë në Himarë jo më të votojë,. Në çdo fshat ka budallain e vet por votën e dinë vet Himarjotët. Ja ku është faqja e zeze, luftojnë me Serbinë me Fejzbuk, kjo është fytyra e vërtetë, kjo është faqja e zezë që asnjë shqiptar nuk duhet ta votojë. Fitorja e 14 majit deri në Alpe deri poshtë në kufi me Greqinë do të jetë një fitore që nuk do e harroni kurrë. Jua hëngsha zemrat”– tha Rama nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA