Ish-kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga sa pohoi Edi Rama të martën në “Top Story”, tha se nuk iku ai nga Partia Demokratike në fillimet e krijimit, por Ramën e përzunë.

I ftuar sonte në Top Story përballë Grida Dumës, Berisha tha se në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramoz Pashko, një ndër themeluesit e PD-së ishte ai që përzu Ramën nga mbledhja asokohe.

E vërteta është tjetër. Në një gjest shumë të pazakontë, i ndjeri Gramioz Pashko e përzuri, i kërkoi të largohej nga mbledhja. E pyeti kush të solli sepse nuk kishte qenë gjatë tre ditëve të para. Erdhi tha më sollën ose më kërkuan, Kush të solli kush të tha të vish. Shtroi ça çështje . Ai qelbte erë, ky erdhi i veshur sikur vinte,, me një triko leshi të bardhë erdhi i çuditshëm sikur vinte nga mali. Kjo ishte gjithçka. Duhet të sulmojmë bllokun, ishte një nga tezat që shtroi aty”- tha Berisha sonte në Top Story.

Çfarë deklaroi Rama të martën në Top Story:

Unë s’kam dashur të jem pjesë e PD. Jam i larguari i parë nga PD, arsyeja e largimit, në darkën që është formuar PD kam shkruar atje te Qytet Studente, arsyeja e largimit ishte se aty ishin këta, që nga doktori tek të tjerët, ça beni ju ktu ju thashë, a i keni dorëzuar testerat e asaj partie tjetër se ju jeni komunista”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA