Njerëzit po zhvendosen, raporti: Miliona të prekur nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore

11/05/2023 14:06

Lufta në Ukrainë është shembulli më i fundit.

Deri në fundin e vitit  2022, 5.9 milionë vetë u detyruan të shpërngulen brenda vendit të përfshirë nga konflikti, duke e çuar totalin global të të zhvendosurve nga luftërat dhe dhuna në 62 milionë, një rritje prej 17% që nga 2021-shi.

Duke i shtuar këtyre edhe numrin e të zhvendosurve prej fatkeqësive natyrore, shifra e përllogaritur nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, është 71.1 milionë dhe përbën një rekord të ri. Siria regjistroi dhe ajo 6.8 milionë të zhvendosur nga konflikti pas më shumë se një dekade lufte civile.

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit të tyre në fund të vitit, për shkak të fatkeqësive si përmbytjet dhe uria arriti në 8.7 milionë, rreth 45% më shumë nga viti 2021. Zhvendosja e brendshme u referohet njerëzve që detyrohen të lëvizin brenda kufijve të vendit të tyre dhe raporti i Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme nuk ka marrë parasysh ata që janë larguar në vende të ndryshme.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha këtë javë se 700,000 njerëz tashmë janë shpërngulur brenda disa javësh nga konflikti në Sudan. Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme përmendi dhe fenomen natyror të motit La Nina, i cili vazhdoi për të tretin vit radhazi në vitin 2022, si një faktor kryesor që ka nxitur zhvendosjet prej furisë së motit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA