Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për hapat e mëtejshëm në dialog. Gjithashtu do të takohet edhe kryenegociatorin Besnik Bislimin.

Një ditë më vonë ai do udhëtojë për në Serbi. Gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me organizatat joqeveritare serbe në Veri të vendit.

Në 11:00 Lajçak do takojë kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA