Dy ditët e fundit të fushatës, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko po i shpenzon me kryeqytetasit në takime kokë më kokë me ta, për t’i bindur që të dielën e 14 majit të zgjedhin Partinë Demokratike.

Bejko dëgjoi ankesat e banorëve dhe sipërmarrësve të Kinostudios këtë të enjte, të cilat fillonin nga ndërtimet e deri te mungesa e punëtorëve.

Qytetari: Ishalla fiton o burrë, se na mbytën na morën frymën. E kanë nxjerrë pallatin për prishje.

Bejko: E kanë bërë sikur është prishur nga tërmeti, sikur ka çarje…

Qytetari: Kur s’ka opozitë, e hamë ne

Bejko: Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Veliajt. Prandaj i bëjnë këto prishjet.

Fushata e Roland Bejkos është përqendruar te shpërndarja e programit elektoral, që sjell sipas tij frymëmarrje për kryeqytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA