Një pasagjer i një anije e cila lundronte në Karaibe, është arrestuar pasi një kamerë me video të dhjetëra njerëzve, u gjet në një tualet publik.
Jeremy Froias hipi në Royal Caribbean’s Harmony of the Seas në Miami më 29 prill, për një udhëtim shtatë-ditor.
Anija duhej të vizitonte Sint Maarten, Puerto Rico dhe Bahamas, përpara se të kthehej në Miami të shtunën e kaluar.
Më 30 prill, Froias dyshohet se fshehu një kamerë Wi-Fi në një tualet publik, në kuvertën e sipërme të anijes.
Kamera u pikas një ditë më pas nga një pasagjer tjetër dhe u raportua tek stafi i sigurisë së anijes, sipas dokumenteve të gjykatës.
Stafi i sigurisë së anijes sekuestroi kamerën dhe gjeti se më shumë se 150 persona, duke përfshirë të paktën 40 fëmijë, u filmuan nga kamera e fshehtë në gjendje të ndryshme të zhveshjes.
Froias u arrestua të mërkurën e kaluar në Porto Riko dhe u akuzua për video vojeurizëm (voyeurizmi përcakto një çrregullimi i seksualitetit) dhe tentativë për posedim të materialit për shfrytëzimin e fëmijëve.
Top Channel