Veliaj, fushatë në Vorë/ Takimi në mbështetje të kandidatit socialist

10/05/2023 19:45

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në Vorë për të mbështetur kandidatin Blerim Shera, i cili rikandidon për një mandat të plotë, pasi doli fitues në zgjedhjet e pjesshme të 2022.

“Ne vumë në provë Blerimin për 12 muaj dhe zbuluam se zemrën e ka të kuqe, se mëngët i ka të përveshura, zbuluam që idetë i ka të qarta dhe që premtimet i ka të mbajtura. Por pyetja është, kë ka përballë Blerimi? Njërin që vjen nga Tirana. Njërin që, si Saliu, nuk e dinte ku binte Vora. Ne nuk na duhen këta që vijnë të katapultuar. Ua qaj hallin edhe Saliut, edhe Ilirit. Nuk gjejnë kandidat nga Vora, kështu që duhet me i sjell nga një qytet tjetër”.

Ndryshe nga kundërshtarët e tyre, që e kërkojnë votën për ti përdorur qytetarët, për PS Vora është një destinacion që duhet të ecë përpara.

 “E shikoni këtë autostradë? Saliu dhe Iliri kalojnë këtu përditë, që të shkojnë në Lalëz. Kthehen në Vorë vetëm kur kanë fushatë. Për ata, Vora është tre sekonda nga xhami i makinës. Nëse Vora për ta është tranzit, për ne është destinacion. Këta besojnë se qytetet janë xhepa për të varur xhaketën. Saliu për 30 vjet thoshte: në Vorë kam varur xhaketën, në Kavajë kam varur xhaketën, në Kamëz kam varur xhaketën. Mjafton të var xhaketën dhe t’i përdor njerëzit si mish për top, që të mbush autobusët për të bërë protesta në Tiranë”.

Njëjtë si në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar, tha Veliaj ku PS mori 70% të votave, edhe në 14 maj Vora do të votojë të shkojë vetëm përpara.

“Ne do sigurohemi që të kemi një fitore 5 – 0 në Qarkun e Tiranës. Ashtu si ekipi i Vorës që u ngrit shumë herë më i fortë dhe më i fuqishëm, ashtu dhe skuadra jonë është super në formë për një rezultat 5 – 0. Ne duam që edhe ata që kanë qenë deri dje me Saliun dhe me Shkëlzenin, të kuptojnë që nuk mund të votosh për dikë që të dhunon, nuk mund të japësh besimin për dikë që të shkatërron, nuk mundet t’i japësh kontratën të të shërbejë dikujt që të hedh në erë. Kush ka jetuar këtu e di shumë mirë gropën e Gërdecit. Këta e bëjnë gropë që ç’ke me të! Në qoftë se ka një premtim që PD, Saliu dhe Ilir Meta e mbajnë, është se këta e bëjnë gropë. Dhe këta marrin jetë njerëzish kur e bëjnë grope”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA