Transportonte emigrantë me makinë kundrejt pagesës, arrestohet 35-vjeçari në Korçë
10/05/2023 13:13
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme në kufi 5 emigrantë që kishin destinacion vendet e BE-së.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet G. M., banues në Durrës, është arrestuar pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë. I riu refuzoi t’i bindej urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte emigrantët e paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale policia ka mundur të sekuestrojë automjetin tip “Benz”, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel