Në dhjetë maj 1913, në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit, drejtësia shqiptare në gjykatën e lartë foli për herë të parë duke dhëne vendime “në emër të shtetit”.
Më tej gjyqësori shqiptar iu nënshtrua një serie tranzicionesh, dha vendime “në emër të monarkisë”, foli e vendosi “në emër të Perandorit” gjatë pushtimit italian. Gjatë diktatorës, vendosi në emër të popullit dhe nga 1990 deri më sot vendos “në emër të Republikës”. Edhe gjatë demokracisë ju nënshtrua një serie ndryshimesh më e rëndësishmja heqja e dënimit me vdekje. Aktualisht drejtësia është në proces vetting-u.
“Institucionet kyçe të drejtësisë, janë krijuar dhe rikrijuar. Reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do duhet t’i bëjë ballë influencave. Duhet të tregohet integritet. Procesi i vettingut vijon të ecë në mënyrë graduale”, u shpreh ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.
“Paqëndrueshmëria politike dhe sociale ka ndikuar tek drejtësia e cila nga ana e saj nuk ja doli të ravijëzojë një profil të saj tërësisht të pavarur nga këto dy faktorë. drejtësia është sot aq e pavarur dhe aq e arrirë sa shoqëria ku ajo funksionon. edhe në periudhën aktuale drejtësia shqiptare përballet sërish me vështirësi të vjetra të trashëguara por edhe të reja, numri në rritje i dosjeve kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim”, u shpreh Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë.
Para një drejtësie me stokun e 109 mijë dosjeve, presidenti ndau shqetësimin mbi hartën e re gjyqësore dhe efektet e saj te qytetari.
“Duhet kuptuar se harta gjyqësore nuk është kufizim i të drejtës së apelimit, as në sensin e kohës dhe vonesave dhe as në kohën e aksesit“, tha presidenti Begaj.
Dhe duke qëndruar te problemet po aq sa edhe te ndihma amerikane ndaj një drejtësie paanshme, ambasadorja Yuri Kim përsëriti kërkesën për plotësimin e gjykatës së lartë. Por fakt është se procesi për të patur një gjykatë me 19 anëtarë është bllokuar.
“Sikurse e dinë të gjithë pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri dhe të gjithë e kemi parë procesin që është zhvilluar në Washingon. Reforma në drejtësi dhe angazhimi i SHBA për të mbështetur Shqipërinë nuk ka për të ndryshuar. Ju mund të ndryshoni ambasador, por kjo gjë nuk ka për të ndryshuar”.
Numërohet një shifër e lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh të shkarkuar. të tjerë të konfirmuar do të jenë gjithë jetën profesionale nën kontroll të trefishte, me synimin që të mos ndikohen nga korrupsioni e përmbi të gjitha nga politika, një ëndërr jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e ndërkombëtarëve.
“Themeli i reformës së drejtësisë është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik, por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra“, tha Yuri Kim.
Por kur votimet vendore janë në prag dhe kur politika vijon të jetë lojtari kryesor ambasadorja i kujton kujtdo mbi të drejtën për të votuar, pa u shitur
“Kemi parë raportime për blerjen e votash dhe për shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do ta bëjnë punën e tyre. Dhe në fakt nëse dikush është duke thënë se po blen vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarrë veprime”.
Top Channel