Babai i adoleshenti britanik, që u gjet i vdekur në pyllin e Tajlandës, është përballur me vrasësin e të birit në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i 14-vjeçarit.
Steven Graham, 60 vjeç, fluturoi nga shtëpia e tij në Eastbourne, East Sussex, Britani për të ndihmuar në hetimin e vdekjes së 16-vjeçarit Woramet Ben Taota.
Ben u zbulua në një pyll në qytetin e tij të lindjes, Lampang, , më 7 maj me plagë të rënda në kokë dhe prerje në fytyrë.
Chaiwat Boonkarin, 44 vjeç, u akuzua për vrasje, pasi thuhet se rrëfeu vrasjen, duke i thënë policisë se e goditi me një copë dru, gjatë një mosmarrëveshjeje për drogën.
I lidhur me pranga dhe i veshur me një jelek antiplumb, ai ishte në pyllin, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Ben.
Babai i Ben, Graham, i veshur me një bluzë blu dhe syze, iu afrua makinës së policisë duke i thënë vrasësit që ta shikonte në sy. Ai shihej që po dridhej nga dhimbja dhe inati ndërkohë që i bërtiste dhe shante vrasësin: Hiqe maskën, dua t’i shoh fytyrën. Ti je frikacak. Ti je frikacak.
Ai u ngushëllua nga nëna e Benit, Ooy Taota, e cila gjithashtu i bërtiste vrasësit, së bashku me disa të afërm.
Në vendngjarje, z. Graham tha: Unë thjesht dua ta mbys atë. Ai është i keq dhe llum.
Nëna e djalit, Ooy shtoi: Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Djali im ishte një djalë i mirë, tani nuk do të rritet kurrë. Shpresoj që vrasësi të vdesë në burg.
Chaiwat, për të cilin policia tha se u lirua së fundmi nga burgu për krime seksuale, thuhet se i tha policisë se e joshi Benin në pyll dhe e sulmoi atë, në shenjë hakmarrjeje për një marrëveshje droge.
Thuhet se ai kishte pretenduar se Ben dhe e dashura e tij Suraphltchaya Khamsa, 16 vjeç, e cila është ende e zhdukur, ishin shpërndarës të metamfetaminës për të, por i kishin vjedhur një ngarkesë.
Gjeneral-majori i policisë Mongkol Sampawapol, komandanti i policisë provinciale Lampang, tha: Vrasësi ishte i zemëruar sepse besonte se Ben mbante drogë për vete dhe të dashurën e tij, kështu që ai e goditi viktimën me dru disa herë, derisa vdiq.
Top Channel