Metani mesazh në Ditën e Drejtësisë: Mos vrisni shpresën, njerëzit shpresojnë te barazia para ligjit!

10/05/2023 09:26

Me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, kryeinspektori i ILD-së, Artur Metani u ka bërë thirrje gjyqtarëve, prokurorëve dhe juristëve që të përpiqen të zbatojnë ligjin, duke mos u vrarë shpresën qytetarëve.

Metani thekson se “sot, më shumë sesa të festojmë, duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është profesioni ynë, detyra që ushtrojmë, përgjegjësia që kemi përpara qytetarëve dhe të ardhmes”.

“Sot, në ditën Kombëtare të Drejtësisë, uroj çdo gjyqtar e prokuror, çdo jurist, që përpiqet çdo ditë të respektojë e zbatojë ligjin. Por sot, më shumë sesa të festojmë, duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është profesioni ynë, detyra që ushtrojmë, përgjegjësia që kemi përpara qytetarëve dhe të ardhmes.

Më shumë akoma të jemi të ndërgjegjshëm, se njerëzit shpresojnë tek shteti ligjor, shpresojnë tek institucionet e drejtësisë, njerëzit shpresojnë tek ligji dhe barazia para tij.

Kjo shpresë nuk duhet vrarë!

Nëse gjyqtarët e prokurorët, e bashkë me ta, edhe ne të tjerët, do t’i rezistojmë përpjekjeve të interesave politike, financiare e të tjera, që kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe paanësinë, nëse do të ruajmë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, atëherë i kemi bërë një shërbim të çmuar shoqërisë, demokracisë, të ardhmes së fëmijëve tanë, vendit tone”– shkruan Metani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA