Një automjet ka marrë flakë në lëvizje pasditen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Mjeti tip “Ford”  me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe ka marrë flakë rreth orës 17:00 dhe si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA