Babai i vrasësit të tetë në Serbi, Uros Blazic ka rënë në prangat e policisë së Serbisë.
R. Blazic 55 vjeç është arrestuar se ka kryer veprën penale, prodhimi i paligjshëm, mbajtja e armëve dhe materialeve shpërthyese.
Policia gjatë bastisjes së apartamentit dhe hapësirave të tjera që i dyshuari i përdor në periferi të Mladenovçit, ka gjetur dhe sekuestruar dy leje ushtarake për pushkën, dylbi, revolver, armë me dy karikatorë, dy dylbi për pushkë gjuetie, municion të kalibrit të ndryshëm si dhe mjete shpërthyese artizanale.
Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, ku më pas pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.
21-vjeçari qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë fshatit Dubona, 60 km në jug të Beogradit.
Më shumë se 600 forca policore u vunë në ndejkje të autorit, ndërsa e arrestuan në mëngjes pranë qytetit të Kragujevacit, që ndodhet rreth 60 kilometra në jug të komunës së Mlladenovacit.
Mes tetë viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Dyshohet gjithashtu se mes të vdekurve janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij. Veç tetë viktimave, ai la të plagosur edhe 14 persona të tjerë.
Top Channel