Një djalë tetë vjeçar i humbur në pyjet e largëta të Miçiganit mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një pemë për strehim.
Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa po kamponte me familjen e tij në parkun shtetëror Porcupine Mountains.
Ai humbi ndërsa po ecte për të mbledhur dru zjarri, duke nxitur një përpjekje kërkimi prej 150 personash për ta shpëtuar.
Të hënën ai u gjet nën pemën e tij “në gjendje të mirë shëndetësore”, rreth dy milje nga kampi i tij.
Djali i tha policisë se “hëngri borë të pastër për hidratim”.
Menjëherë pasi alarmi u ngrit të shtunën, nëna e tij falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre, por iu lut të gjithëve që “ju lutemi të qëndroni larg, do ta bëjë më të vështirë gjetjen e tij”.
Policia e Shtetit tha se terreni është “shumë i largët dhe kodrinor me shumë ujëra të ndenjura për shkak të kohës së vitit”. Disa rrugë ishin të pakalueshme për shkak të sasisë së borës.
Ekipi u fokusua në një zonë afërsisht 100 km katror në park, duke gjetur përfundimisht djalin.
Ai është ribashkuar me familjen e tij, tha policia.
Top Channel