Takimin e fundit për programin elektoral, kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko e zhvilloi me ekspertë e kryeqytetasit me në fokus turizmin.
“Në bashkinë e Tiranës do të shpallim monumente kulture katër zona, të trashëgimisë otomane, të paraluftës, të socrealizimit dhe shpalljen muze të ansamblit kulturor qendra në bashkëpunim me komunitetin”.
Bejko vlerëson se përparimi i turizmit në Tiranë do të ndodh nëse mbështetet trashëgimia kulturore, që sipas tij, rivalët nuk e kanë këtë vizion.
“Asnjë votë për Veliajn, apo Berishën e Metën, të cilët e kanë shkatërruar kujtesën historike të shqiptarëve”.
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, kërkon të ndiqen shembujt në perëndim për të tërhequr më shumë turistë.
“Duhet të kemi një tiranaskop, një kalendar javor me të gjitha aktivitetet, oraret, biletat, çdo gjë e detajuar”.
Bejko propozon një paketë edhe për sipërmarrjet turistike, të cilat për 5 vite të mos paguajnë taksë, në mënyrë që të zhvillohet turizmi gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm.
Top Channel