Një tjetër moment historik për Kosovën, Bahamas bëhet vendi i 121-të që e njeh si shtet të pavarur
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.
“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken.
Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Top Channel