Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Rusia po kërkon të shkatërrojë vlerat e lirisë në Ukrainë, sepse ajo ka frikë nga rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Ne evropianët e çmojmë lirinë tonë, demokracinë tonë, lirinë tonë të mendimit dhe fjalës”- tha von der Leyen së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev për të shënuar Ditën e Evropës.
“Ukraina po lufton për idealet e Evropës që ne festojmë sot. Në Rusi, Putini dhe regjimi i tij i kanë shkatërruar këto vlera. Ata kanë frikë nga suksesi që ju përfaqësoni dhe shembulli që tregoni dhe kanë frikë nga rruga juaj drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Von der Leyen shtoi se Rusia “ka dështuar në mënyrë dramatike” dhe Ukraina “po lufton me sukses”.
Top Channel