Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim gjatë paradës vjetore të Ditës së Fitores në Moskë, pohoi se një “luftë e vërtetë” po zhvillohet kundër Rusisë.
Megjithëse operacioni ushtarak për pushtimin e plotë të Ukrainës – të nisur në shkurtin e 2022 – përbën luftën më të madhe tokësore në Evropë, dhe ka shkaktuar një krizë masive humanitare, duke lënë mijëra civilë të vdekur dhe miliona të zhvendosur, Putini pretendon se: “Një luftë e vërtetë është nisur kundër atdheut tonë (Rusisë).”
Gjatë fjalës së mbajtur në paradën vjetore që shënon fitoren e BRSS mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, Putini u ndal edhe tek rajoni lindor i Ukrainës që është pushtuar kryesisht nga forcat ruse, kur tha se: “Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar dhe për t’u përshtatur do të mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të sigurojmë sigurinë tonë.”
“Rusia nuk ka kombe jomiqësore në perëndim apo në lindje”- pohoi Putin, duke pretenduar se dëshiron një të ardhme paqësore.
Dita e Fitores është më e rëndësishmja në kalendarin e Putinit dhe ai e ka përdorur prej kohësh atë për të mbledhur mbështetjen e publikut dhe për të demonstruar aftësitë ushtarake të vendit.
“Si shumica e njerëzve në këtë planet ne duam ta shohim të ardhmen paqësore, të lirë dhe të qëndrueshme”, tha ai. “Ne besojmë se çdo ideologji e epërsisë për shkak të natyrës së saj është e neveritshme, kriminale dhe vdekjeprurëse.”
Top Channel