Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një grua ruse është akuzuar se ka punësuar një vrasës me pagesë, për të vrarë fëmijët e saj për shkak të trashëgimisë së tyre.
Policia në Krasnoyarsk, qyteti i dytë më i madh në Siberi, arrestoi 67-vjeçaren javën e kaluar.
Pamjet e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Telegram, tregojnë tre oficerë me rroba civile që e ndalojnë pensionisten jashtë shtëpisë së saj.
“A e kupton pse të kemi ndaluar?”, e pyet njëri prej tyre në rrugë, ndërkohë që i vë prangat.
E habitur, gruaja përgjigjet: Jo.
Thuhet se ajo urdhëroi vrasjen e djalit dhe dy vajzave të saj, në mënyrë që të mund të bëhej pronare e vetme e një prone familjare.
Ajo ndau planin e saj me shoqen e saj, e cila e ndihmoi të gjente një vrasës me pagesë, i cili më vonë u pagua 80,000 ₽, ose pak më shumë se 810 £ për të bërë punën.
Plani i saj u ekspozua në ditën kur vrasësi me pagesë, duhej të nxirrte një nga vajzat e saj jashtë.
Fotot e shpërndara nga policia tregojnë grumbullin e parave, që ajo dyshohet se i kishte nxjerrë për të bërë pagesën.
Në një deklaratë të ministrisë thuhet: Punonjësit e departamentit të hetimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë në Krasnoyarskoye, arrestuan një të dyshuar për organizimin e vrasjes së fëmijëve të saj.
Operatorët morën informacion se një banore e qendrës rajonale, e lindur në vitin 1956, duke dashur të mbetej pronare e vetme e pasurive të paluajtshme, ka urdhëruar vrasjen e djalit të saj, i lindur në 1978 dhe vajzave të lindura në 1974.
Top Channel