Kim Jong-un mesazh Putinit në Ditën e Fitores: Rusia do të mbizotërojë mbi imperialistët

09/05/2023 11:12

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un uroi të martën Rusinë për Ditën e saj vjetore të Fitores në një letër drejtuar homologut të tij rus.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, letra e Kim shprehte përshëndetje të ngrohta për presidentin rus Vladimir Putin, ushtrinë ruse dhe popullin rus për luftën e tyre “për të realizuar drejtësinë ndërkombëtare dhe për të mbrojtur paqen globale” kundër të ashtuquajturave “imperialistë”.

“Fitorja është traditë e natyrshme e Rusisë dhe lavdia e fitores do të shkëlqejë në histori dhe do të zgjasë përgjithmonë me Rusinë edhe kur të kalojë koha dhe brezat të ndryshojnë”- shkroi Kim, sipas KCNA.

Kim tha se nën udhëheqjen e Putinit, Rusia “do të shkatërrojë të gjitha sfidat dhe kërcënimet e paraqitura nga forcat armiqësore” dhe do të mbizotërojë në përpjekjen e saj për të siguruar “sovranitetin, dinjitetin dhe stabilitetin rajonal” të vendit.

Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që tregon mbështetje të plotë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin për luftën. Në raportin e medias shtetërore KCNA nuk përmendej ndonjë koment të Kim Jong Un rreth Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA