Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi është kundër projektit të qeverisë dhe Bashkisë për
për shembjen e pallateve mbi 50 vjeçare.
Para banorëve të njësisë numër 8 u zotua se asnjë pronë nuk do preket nëse ai merr drejtimin e Bashkisë me 14 maj.
“Po dhe ata që janë banorë autoktonë, dhe ata që i kanë dokumentet e rregullta, siç ndodhi te ‘Myslym Keta’, dhe ata që janë vendalinj shumë shumë të vjetër, vetëm për faktin që jetojnë në pallate mbi 50-vjeçare sot ndihen të kërcënuar, nga bashkia sepse mund t’i vejë syrin nesër për të rrëzuar pallatin, për t’i prishur shtëpinë, për të bërë aty një kullë betoni dhe për ti degdisur ata në një zonë tjetër në periferi të Tiranës. Kështu që vota në 14 maj është dhe për të mbrojtur shtëpitë tonë, shtëpitë tuaja, pronat tuaja, sepse ju jap fjalën që pas 14 majit as edhe një apartament, as edhe një pronë mbi apo nën 50 vjeçare nuk do t’i preket qytetarëve. Prona është e shenjtë”.
Belind Këlliçi premton së pallatet e vjetra ekzistuese nuk do të shemben, por të do bëhet rikualifikimi urban i tyre duke ndërhyrë në fasadë.
“Kemi menduar të bëjmë disa ndërhyrje, tre ndërhyrje nëpër pallate, duke nisur nga zona juaj. Pikësëpari duke ndërhyrë në gjithë suvatimin e pallateve duke patur një uniformitet, duke ndërhyrë në opsionin për të patur një termoizolim të pallateve për të kursyer energji. Po mbi të gjitha për të patur mundësinë për bashkëfinancimin bashkë me banorët. A mendoni se është më mirë që bashkia e Tiranës, pas 14 majit, të vijojë të japë me qindra mijëra euro dhe me miliona euro çdo vit për koncerte, për paga, për qoka, për qejfe, për luks, për dieta, për karburant, apo të fillojë, pak nga pak, hap pas hapi, pallat pas pallati financimin për ndërtimin e ashensorëve të jashtëm në pallatet e vjetra në mënyrë që t’i lehtësojë jetën gjithë komunitetit”.
Belind Këlliçi u kërkoi banorëve të njësisë numër 8 të mos kenë frikë por të dalin masivisht në votime.
Top Channel