Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, hodhi poshtë akuzat e mbërritura ditët e fundit në adresë të tij se po i shërben Edi Ramës në këto zgjedhje.

“Jemi ne të kapur apo është Berisha se sa te jetë në opozitë bashkë me Metën e mbajnë Ramën në pushtet. E mbajnë këta në pushtet Ramën, se populli s’e voton më, as Berishën dhe as Metën“, tha Bejko.

Sipas kandidatit të Partisë Demokratike, ata që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Berisha dhe Rama dhe prova me e dukshme është rivali i tij demokrat Belind Kelliçi.

“Se fitoi Belindi nuk humbet Rama, se e ka dhëndrin e shokut të ngushtë. E ka dhëndrin e atij që ka bërë gati të prishë banesat e shqiptarëve dhe t’i shpronësoje me vlerën e tregut para dhjetë vitesh. Ne i themi qytetarëve jemi në krahun tuaj, edhe nëse do të prishen shtëpitë do të prishen me dakordësinë tuaj dhe do të shpronësohen me vlerën reale që ka shtëpia në shitje”.

Në turin e takimeve me banorët e Tufinës, Bejko premtoi ndërtimin e një tregu ushqimor ndërsa u zotua se vëmendja e tij do jete e fokusuar jo vetëm ne qendër, por edhe zonat rurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA