Berisha kundër Erdogan, i bën thirrje shqiptarëve në Turqi mos të dëgjojnë thirrjen e Ramës

09/05/2023 15:09

Fundjava është dite zgjedhjesh jo vetëm për Shqipërinë por edhe Turqinë.

Mes takimeve elektorale Edi Rama gjeti pak kohe për t’u rreshtuar krah mikut të tij Erdogan  përmes një mesazhi dërguar komunitetit shqiptar në Turqi.

 Rama: Për Shqipërinë dhe shqiptarët Erdogan është një mik i mirë në ditët më të vështira. 

Kjo thirrje e Edi Ramës, u lexua nga Sali Berisha si ndërhyrje e paprecedentë e  Kryeministrit në zgjedhjet  e një vendi që nuk është Shqipëria.

Berisha: Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë. Lidhjet personale të Edi Ramës me presidentin Erdogan nuk janë në përputhje me standardet e lidhjeve tradicionale mes kombeve tona të lira dhe mike. Këto lidhje janë para së gjithash në funksion të pushtetit të njëri-tjetrit.

Dënoi thirrjet e kundërshtarit, por as vete  nuk mbeti pas. Berisha i  kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Turqi të mbyllin veshët dhe të mos e dëgjojnë Edi Ramën.

Berisha: Theksoj për të gjithë ju që ndjeni sadopak krenari me origjinën tuaj shqiptare se neo-otomanizmi është doktrinë vasaliteti, larg së qenit një doktrinë kulturale dhe miqësore mes vendeve. Në emër të PD dhe opozitës shqiptare, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për liritë e tij, dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA