Dhjetëra mijëra serbë protestuan në Beograd me thirrjet për ndalimin e përmbajtjeve të dhunshme në media dhe dorëheqjen e ministrave kryesorë.

Tubimi me përmasa që nuk ishin parë prej vitesh në këtë vend, ishte një reagim i shoqërisë ndaj dy sulmeve masive që shkaktuan 17 të vrarë brenda më pak se 48 orësh. Turma parakaloi solemnisht nëpër qendrën e qytetit me një pankartë të shpalosur në rreshtin e parë të saj, ku shkruhej: Serbia kundër dhunës.

“Jemi këtu sepse nuk mund të presim më. Kemi pritur shumë gjatë, kemi qëndruar shumë gjatë në heshtje dhe për shumë kohë i kemi kthyer kokat nga ana tjetër. Ne duam shkolla të sigurta, rrugë, fshatra, qytete të sigurta për të gjithë fëmijët tanë”, tha mwsuesja Marina Vidojevic.

Mijëra vetë u mblodhën edhe në qytetin verior të Novi Sadit, kur protestuesit hodhën lule në ujërat e lumit Danub, i rrjedh drejt kryeqytetit. Të mërkurën e kaluar, një nxënës i cili mori me vete dy revole në shkollën e tij, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur.Dy ditë më vonë, 21 vjeçar duke vrau tetë vete dhe plagosi 14 të tjerë në Serbinë qendrore. Protestuesit dhe mbështetësit e opozitës kërkuan mbylljen e stacioneve televizive dhe tabloideve të cilët i akuzojnë për shfaqje të përmbajtjes së dhunshme dhe vulgare. Ata kërkuan  gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, si dhe shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike (REM) brenda një jave. Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dha dorëheqjen të dielën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA