Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalimi e tij para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz nënvizoi nevojën për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi vendosur të shkojmë për një Evropë më të madhe. Ne u kemi thënë qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe potencialisht edhe Gjeorgjisë, ju jeni pjesë e jona. Ne dëshirojmë që ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me altruizmin, kjo ka të bëjë me besueshmërinë dhe sensin tonë të mirë ekonomik. Gjithashtu ka të bëjë gjithashtu me sigurimin e paqes në Evropë, pas momentit vendimtar që ishte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Një Evropë gjeopolitike duhet të mbajë premtimet e saj ndaj fqinjëve të saj. Një politikë e ndershme zgjerimi i qëndron para së gjithash premtimeve të saj, ato që u janë bërë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilëve ne u kemi premtuar anëtarësim tash e 20 vjet”, tha ai.
Krahas kësaj, Scholz tha se reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë, të cilat duhet të vlerësohen nga BE-ja.
“Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe reformat në vendet anëtare duhet të vazhdojnë. Natyrisht, përparimi më i shpejtë drejt anëtarësimit duhet të ndjekë edhe guximin e Maqedonisë së Veriut. Këta hapa përpara duhet të vlerësohen dhe nderohen nga ana jonë, sepse përndryshe politika jonë e zgjerimit përdorw aftësinë e saj për të vepruar si një nxitje dhe BE-ja humbet ndikimin dhe tërheqjen. Ndershmëria do të thotë që një BE e zgjeruar duhet të jetë një BE e reformuar. Natyrisht, zgjerimi nuk duhet të jetë arsyeja e vetme e reformave, por duhet të jetë një pikë mbërritjeje. Dhe shprehimisht e mirëpres faktin që Parlamenti Evropian po punon për propozime për reforma institucionale, madje edhe për propozime që nuk kursejnë vetë parlamentin. Dhe unë do të vazhdoj t’i bëj thirrje këshillit për të diskutuar këto ide. Tani shumë gjëra ose disa gjëra ishin të dukshme, më shumë vendime të Këshillit përmes shumicës së kualifikuar, për shembull, në politikën e jashtme dhe në tatimet”, shtoi Scholz.
Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar në vitin 2003, në një samit në Selanik të Greqisë.
Top Channel