Ushtruan dhunë në familje, arrestohen dy të rinj në Tiranë! Njëri dhunoi bashkëjetuesen, tjetri babanë

08/05/2023 13:41
Foto Ilustruese

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se agresori është një shtetas me inicialet O. B..

Po ashtu, në prangat e bluve të Tiranës për dhunë në familje ka rënë edhe një tjetër 23-vjeçar. I riu u arrestua pasi dhunoi të atin.

Sakaq, në kërkim është një 30-vjeçar me inicialet A.H., banues në fshatin Brarë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur për jetën, shtetasin K. D., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA