Ka nisur sot shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët që aplikuan në prill të 2023-shit.
Ata që aplikuan të parët pas thirrjes se Ministrisë së Bujqësisë, për skemat subvensionale, janë kontigjenti që po tërheqin edhe kartat e naftës. Momentalisht sasia e naftës se dhënë që po jepet është vetëm për kulturat pranverore dhe jo për gjithë vitin.
Përfituesit pohojnë se këtë vit kanë marrë më pak sasi nafte për të njëjtën sipërfaqe për të cilën aplikuan një vit më parë. Madje ka fermerë të cilët mendojnë se për shkak të fushatës elektorale ka nisur dhënia e naftës pa akcizë në këtë periudhë.
Në total në agjensinë rajonale të ekstensionit bujqësor në Lushnjë po shpërndahen 588 karta nafte për Lushnjën, 480 për Fierin, 180 për Gjirokastrën dhe 97 për Vlorën dhe 197 për Divjakën.
Përllogaritja e sasisë se naftës këtë vit është bërë në bazë të kulturave. Për drithërat jepet 63 litër naftë për ha, për dru frutorët 81 litër për ha, për perimet 81 litër për ha dhe për foragjeret 96 l/ ha.
Top Channel