Prej më shumë se 4 dekadash puna e 65-vjeçarit ka qenë kujdesi ndaj bletëve.
“Në Dragot të Mollasit, fermeri Enver Dyrma ndryshe nga kolegët e tij nuk ka mbjellë as fruta-perime, por në një sipërfaqe toke prej 10 ha ai ka mbjellë bimët e para mjaltëdhënëse pemën paulonia dhe lulen e perkos”, tha Enveri.
Enveri thotë se nëse të gjithë bletarët do të kujdeseshin për kullotat, bleta rrit cilësinë dhe sasinë e mjaltit.
“Aktualisht mbarështroj nga 300-500 familje bletë, i kam mbjellë për lulëzimin dhe për të dhënë rendimet të mirë nektari për bletët. Për sa i përket perkos ne e mbjellim edhe për lulëzimin e bletëve sepse i fuqizon shumë sepse ka polente dhe nektar dhe në këtë kohë i fuqizon shumë familjet e bletëve dhe e dyta ne e përdorim dhe për gjelbërimin, pleh i gjelbër për tokën”, tha ai.
Pesë vite më parë ky bletërritës mbolli 11 rrënjë me paulonia, të cilat deri në momentin që këto pemë të arrijnë lartësinë dhe trashësinë e duhur të trungut që përdoret si lëndë drusore për ndërtimin e jahteve, lulet ngjyrë vjollcë të paulonias janë nektari i preferuar i bletëve për këtë sezon.
“Arsyeja e parë për të shfrytëzuar tokën për të bërë trupa. tregu në atë kohë ishte shumë shumë i kërkuar për trupat e paulonës për mobilerinë e avionëve, anijeve dhe jahteve nga ana tjetër ajo që më shtyu më shumë është se bima e paulonës jep shumë nektar. atëherë na është thënë që kur vete diametri 30 cm atëherë bëhet gati për mobilie. kjo është një nga bimët më të mira që e ka arritur po pjesa tjetër që është dhe pjesa më e madhe nuk e ka arritur akoma. Sa ka shkuar i gjithë investimi i paulonës? Investimi i paulonës për 11 hektar ka vajtur 200 milionë lek”, tha ai.
Pas një investimi të tillë, Enveri shpreson se me pauloniat e Cërrikut do të ndërtohen anija që do të lundroje në brigje të ndryshme detare anë e mbanë botës.
Top Channel