Nëse i referohemi statistikave, vitin e shkuar në vendin tonë u shënuan gati 2000 raste të dhunës në familje.
Alkooli është një nga arsyet që po i çon çiftet drejt divorcit, duke u bërë shkak për degradimin e personit në aspektin familjar dhe shoqëror.
“Pranë qendrës sonë ka shumë raste që vijnë dhe kërkojnë ndihmë për shkak të problematikave me alkoolin. Alkooli nuk është problematika kryesore dhe determinante në zgjidhjen e një martesë, por është një arsye shumë e fortë.
Nëse kishim më përpara një numër më të lartë të burrave që kërkonin ndihmë për problematikat me alkoolin, sot vëmë re që kemi një shtim të numrit të grave, që kanë problem me alkoolin. Alkooli sjell problematika shumë të mëdha në familje. Një ndër to është papërgjegjshmëria, dhuna psikologjike ose fizike, është mungesa e figurës prindërore në familje, në rritjen e fëmijëve. Një person që abuzon me alkoolin shpërdoron para, madje ka raste kur rrogën e një muaji e kanë shpenzuar brenda një nate. Personat e varur nga alkooli që ne trajtojmë, përgjithësisht janë të papunë. Duke pirë ata nuk janë në gjendje të mbajnë vendin e punës. Gjatë terapisë ata nuk e pranojnë që janë të varur nga alkooli, por thonë se pijnë për qejf 1 ose 2 gota. Ka gra që tregojnë se të kesh një bashkëshort që konsumon alkool është si të kesh një fëmijë më shumë në shtëpi, për të cilin të duhet të kujdesesh.”- shprehet Xhensila Lato, psikologe.
Top Channel