Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë, Presidenti Sharaa udhëton në SHBA për bisedime me Trump 09/11 08:45
Një burrë në Angli, është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me thikë dhe ka sulmuar seksual një 71-vjeçare.
Policia e West Mercia, tha se sulmi ndodhi në Worcester, rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.
Një 56-vjeçar është arrestuar në vendngjarje, për tentativë vrasje dhe sulm seksual. Ai ndodhet në paraburgim.
E moshuara është dërguar në spital në gjendje të rëndë me plagë të shumta.
Kryeinspektori i policisë së West Mercia, Brian Gibbs tha: Ne po e trajtojmë incidentin në orët e para të mëngjesit të sotëm si një incident të izoluar dhe nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për publikun e gjerë.
Top Channel