Shtatë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi një makinë përplasi një grup imigrantësh jashtë një strehe emigrantësh në Teksas.
Imigrantët u goditën nga automjeti teksa ishin ulur në një trotuar dhe prisnin në një stacion autobusi të qytetit, tha policia në Brownsville, Teksas.
Policia ka arrestuar një burrë dhe po e mban në paraburgim. Policia u ka thënë gazetarëve se duket se të vdekurit janë përplasur qëllimisht nga shoferi.
Ky është rasti i dytë që godet Teksasin këtë fundjavë. Dje, një person i armatosur vrau tetë njerëz, përfshirë fëmijë, në qendrën tregtare Allen Premium Outlets në Allen.
Togeri Sandoval tha se përplasja ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së dielës, në një stacion autobusi pranë një strehe për imigrantët në qytetin kufitar. Është e paqartë se çfarë çoi në përplasjen.
Pamjet rrëqethëse në rrjetet sociale, tregojnë trupa të shumtë të shpërndarë në tokë në pellgje gjaku.
Disa shiheshin duke lëvizur dhe disa të tjerët jo, ndërsa dëshmitarët bërtasin nga dëshpërimi. Gjashtë persona, po ashtu po trajtohen me lëndime të rënda në spital.
Policia ende nuk ka komentuar për motivin e mundshëm apo nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Përplasja ndodhi jashtë Qendrës Ozanam të Brownsville për emigrantët dhe njerëzit e pastrehë.
TX: #BREAKING At least 7 migrants are dead and 4-6 are hurt after Brownsville Police say a man driving an suv crashed into the group waiting at the bus stop.
A spokesperson for the police says they are investigating whether or not alcohol played a factor.
Witnesses at the… pic.twitter.com/mDay4JSiEu
— Ali Bradley (@AliBradleyTV) May 7, 2023
Top Channel