Sulmet me dronë lënë në hije festimet e fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore

07/05/2023 17:32

Shqetësimet e sigurisë mund të lënë në hije festimet e fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore të martën e ardhshme.

Dita e Fitores është një përvjetor kyç patriotik për Vladimir Putin, por sulmet me dronë kanë bërë që disa rajone ruse të zvogëlojnë ngjarjet.

Edhe në Moskë, duket se ka pasur më pak personel ushtarak dhe më pak pajisje ushtarake të përfshirë në provat për paradën e Sheshit të Kuq.

Disa banorë ende duan që festimi të vazhdojë. Andrei Kucheryavykh, një banor i Belgorodit pranë kufirit ukrainas, duke vizituar Moskën me djalin e tij, tha: “Unë mendoj se ne duhet të mbajmë paradën për të rritur patriotizmin mes njerëzve pasi ai po luhatet për shkak të operacionit special ushtarak”.

“Njerëzit duhet të dinë se çfarë kanë kaluar stërgjyshërit tanë, gjyshërit dhe gjyshet tona… pasi shumë kanë filluar të harrojnë se çfarë është dhe çfarë përfaqëson 9 maji”- shtoi ai.

Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore, më shumë se çdo vend tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA