OSBE: Qindra mijëra fëmijë të rrëmbyer nga Ukraina në Rusi

07/05/2023 20:19

Sipas llogaritjeve të OSBE-së, nga viti 2015 me gjasë janë disa qindra mijëra fëmijë që janë rrëmbyer nga Ukraina e janë dërguar në Rusi.

Që nga viti 2015 me gjasë disa qindra mijëra të mitur janë marrë nga zonat e pushtuara në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi. Kjo deklaratë ka ardhur nga tre ekspertë të angazhuar nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE. “Duket se ka një plan, që fëmijët të asimilohen në stil të gjerë”, tha ekspertja e OSBE, Veronika Bilkova para mediave.

Ekipi i ekspertëve deklaroi po ashtu, se ka pasur “një sërë shkeljesh kundër të drejtave të fëmijëve të deportuar.”Numri i saktë i tyre është i panjohur, llogaritjet më të ulta prekin rreth 20.000 persona. Por si burimet ruse edhe ato ukrainase japin shifra që janë dhjetë herë më të larta ose më shumë. Ne vërtet bëjmë fjalë për një fenomen masiv”- tha Bilkova, raporton DW.

Rusia sipas raportit  ka marrë masa “ligjore dhe politike që disa prej këtyre fëmijeve t’i jepet nënshtetësia ruse dhe të lehtësohet dërgimi  i tyre në familje kujdestare.” Këta fëmijë në Rusi i ekspozohen një fushate proruse. Sipas të dhënave të Kievit që nga marshimi i Rusisë në Ukrainë në vitin e kaluar, 2022, më shumë se 19.000 fëmijë janë rrëmbyer në Rusi, shumë prej tyre ndodhen në jetimore dhe familje kujdestare. Rusia e mohon këtë dhe deklaron ndërkohë, se është përpjekur të mbrojë këta fëmijë nga tmerret e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA